Kush “e gjeti” presidentin Meta?

05/11/2017 12:47

Presidenti Ilir Meta nuk e harron sportin e tij të përditshëm, ecjen në natyrë, pasi e kemi parë dhe herë të tjera që e ka pasion.

Teksa më parë ai këshillonte se nuk ka më bukur se të nisësh ditën me ecje, duket se ka edhe një tjetër mënyrë për të nisur ditën bukur, ajo e sporteve ekstreme. Kanë qenë një grup të rinjsh të këtyre sporteve që e kanë “kapur” presidentin në aktivitetin e tij.

Të rinjtë që kanë dalë për të ushtruar sportin ekstrem me biçikleta malore kanë zbuluar edhe vendndodhjen e kreut të shtetit, i cili ishte duke zhvilluar një ecje në zonat malore të Tiranës.

Top Channel