Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë Teksa tensionet politike janë nxehur për shkak të dosjes “Habilaj” dhe përfshirjes së emrit të ish ministrit Saimir Tahiri, kreu i shtetit Ilir Meta ka një tjetër këshillë.
Në një video të shkurtër të postuar në profilin zyrtar të Presidentit në Facebook, z. Meta shfaqet teksa bën ecje në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.
Ai shkruan: Miq, nuk ka më bukur se ta nisësh ditën me ecje. Një ditë më parë edhe vetë bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në “Top Story” se heshtja e Ilir Metës gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën e bën atë po aq përgjegjës sa Kryeministri. A i këshillon kreu i shtetit edhe politikës të nisë ditën me ecje?
Top Channel