Vietnam, viktima e dëme nga tajfuni “Damrey”

04/11/2017 17:47

Tajfuni “Damrey” i kushtoi jetën të paktën 19 personave në Vietnam, ku ka shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Meteorologët thanë se stuhia e fuqishme solli reshje të dendura dhe erëra me shpejtësi deri në 100 km në orë, të cilat kanë lënë shumë shtëpi pa çati dhe kanë rrëzuar qindra shtylla elektrike e pemë.

Autoritetet e vendit komunist thanë se, të paktën 12 persona janë shpallur të humbur dhe me qindra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia.

Mbi 33 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Stuhia ka shkaktuar telashe edhe në det, ku mësohet se ka fundosur 6 anije me rreth 60 njerëz në bordin e tyre. Raportohet se 25 persona janë shpëtuar, ndërsa nuk ka informacione për fatin e të tjerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA