Pas triumfit të arritur ndaj Partizanit, 1-0 me gol të Imerit kur kishin mbetur edhe 6 minuta për t’u luajtur, trajneri i Kamzës shprehet me nota pozitive për paraqitjen e skuadrës.
“Përgatitja fizike tregoi që skuadra jep fuqinë e duhur për të përmbyllur ndeshjen. Ndërtuam të gjithë strategjinë e lojës që të kishim kujdes në prapavijë, e ta kapnim kundërshtarin në kundërsulm. Nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu, me shpirt gare dhe kompaktësi, mund të afrohemi me zonën europiane. Objektivi ynë është gjashtëshja e parë”, tha Ndreu.
Por për të arritur këtë objektiv, ai shtoi se i duhet një përforcim, të cilin mund ta sigurojnë gjatë merkatos së janarit.
“Na duhet një lojtar që ta nxjerrë topin më shpejt në sulm, të cilin nuk e kemi. Shpresojmë ta gjejmë në merkaton e janarit”, tha trajneri Ramazan Ndreu i Kamzës.
Top Channel