Zbulohet “sekreti” i piramidave

02/11/2017 17:27

Sekreti mbi 4 mijë vjeçar që fsheh piramida e Gizas në Egjipt mund të zbardhet pas zbulimit të fundit të arkeologëve.

Bëhet fjalë për gjetjen e asaj që njihet si “zemra” e monumentit të lashtë egjiptian; një hapësirë boshe në qendër të saj, nga e cila studiuesit shpresojnë që të mësojnë më shumë rreth mënyrës dhe kohës së ndërtimit.

Boshllëku ka një gjatësi prej 50 metrash, është 8 metra i lartë dhe ka një gjerësi prej 3 metrash.

Ende nuk dihet nëse në këtë hapësirë boshet të piramidës ndodhen artefakte apo sende të tjera me vlerë për arkologët, pasi studiuesit nuk kanë arritur ende që të hyjnë në të.

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo mund të jetë përdorur nga punëtorët e ndërtimit 4500 vite më parë për të transportuar përmes saj gurët dhe materialet e tjera për ndërtimin e Dhomës së Faraonit, ndërkohë që përreth ngrihej gradualisht i gjithë monumenti.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA