Halloween rikthehet në rrënjët keltike

29/10/2017 21:31

Halloween është kryesisht popullore në SHBA, por festa është rikthyer tashmë në rrënjët e saj keltike.

I eksportuar në SHBA nga emigrantët irlandeze dhe angleze gjatë shekullit të 19, sezoni i Halloween është shndërruar në një biznes të madh në Britaninë e madhe.

Analistë të shitjeve parashikojnë se britanikët do të shpenzojnë rreth 320 milionë paund për Halloween e 2017-tes, 3.2 përqind më shumë se sa viti paraardhës. ‘Angels Fancy Dress’ është një prej dyqaneve më të vjetër të kostumeve në Londër, i themeluar 170 vite më parë në zemër të qytetit. Menaxheri i dyqanit thotë se shitjet po rriten nga viti në vit.

“Shitjet janë shumë të mëdha. Që kur fillova punë këtu 18 vite më parë ishte një biznes shumë i suksesshëm dhe nuk mendoja kurrë që mund të bëhej edhe me tepër. Radhët që krijohen këtu janë qesharake, dhe njerëzit janë të lumtur të rrinë në radhë”, Andy Andreou, menaxher.

Kostumet më të preferuara janë ato të klounit në filmin e suksesshëm horror ‘it’, dhe të personazheve të serialit “stranger things’. Nuk e humbasin popullaritetin edhe shtrigat seksi.

Modelja 29 vjecare Felicity Hayward, e cila po provon një kostum në dyqan për natën e 31 tetorit, thotë se ajo dhe miqtë e saj maskohen për të harruar problemet.

“Gjerat nuk janë dhe aq mirë në botë aktualisht, kështu përse të mos e shfrytëzosh një mundësi për të bërë qejf”, shprehet Felicity Hayward, modele.

Dyqani pret të joshë rreth 200 mijë blerës gjatë sezonit të festës.

Top Channel