Edhe qeni trembet për Halloween – VIDEO

28/10/2017 17:42

Halloween-i është një prej ditëve më të pritur, kryesisht nga të rinjtë që mezi presin të shndërrohen në përbindësha dhe të dalin e të argëtohen me miqtë.

Po nëse je maskuar ashtu siç duhet, të nevojitet ta testosh veten tek ata që të njohin më mirë, e nëse ata nuk të njohin, atëherë ia ke dalë me sukses.

Këtë gjë ka bërë edhe një i ri në Kanada, që ka vendosur të surprizojë jo miqtë, por qenin e tij, kafshë e cila dallohet për aftësinë njohëse.

Por ku ai ka hyrë me kostumin e ujkut në oborr, siç dallohet edhe në video, qeni nuk orientohej se më kë kishte të bënte, pasi ai që hyri kishte aromën e pronarit, por nuk ishte ai. Konfuzion që ka zgjatur derisa ai hoqi maskën.

Top Channel