Spanja voton kontrollin direkt mbi Katalonjën

27/10/2017 16:26

40 minuta pasi Parlamenti i Katalonjës ka votuar pro deklaratë së Pavarësisë duke shpallur kështu shkëputjen nga Spanja, Senati spanjoll ka miratuar kontrollin direkt mbi Katalonjën.

Senati spanjoll ka aktivizuar për herë të parë nenin 155 në Kushtetutën spanjolle, e cila i jep fuqi të plotë qeverisë së Spanjës mbi rajonin e Katalonjës, duke shfuqizuar kështu autoritetet lokale.

Ky akt i jep të drejtën Madridit që të pushojë nga çdo institucion liderët katalanas, duke marrë kontrollin e financave, policisë dhe medias publike në rajon.

Pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Parlamentit të Katalonjës, kryeministri Rajoy i ka kërkuar spanjollëve të ruajnë qetësinë, ndërkohë që pas miratimit të nenit 155 nga Senati spanjoll, raportohet se kreu i qeverisë ka mbledhur urgjentisht qeverinë ç[t t[ shpallur edhe gjendjen e emergjencës.

Top Channel