SHBA, gjendet e gjallë pas 42 vjetësh gruaja e zhdukur

27/10/2017 22:16

Një grua nga Nju Jorku, e zhdukur për 42 vjet është gjetur e gjallë por me kujtesën e humbur në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Masaçusets.

Flora Stevens u shpall e humbur në gusht të vitit 1975, pasi bashkëshorti e la për një takim me doktorin në Montiçelo të Nju Jorkut.

Hetuesit e lokalizuan atë teksa po punonin në një çështje tjetër të vjetër, të njohura si “cold case”.

Policia, që mori në pyetje gruan tashmë 78-vjeçare thanë se nuk mund të konfirmonin se ku ajo kishte qëndruar përgjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së rënduar mendore të saj.

Zonja Stevens ishte 36-vjeç dhe punonte në një qendër kujdesi për kafshët kur u zhduk në Montiçelo, rreth 70 milje nga qyteti i Nju Jorkut.

Policia zbardhi rastin e saj kur një hetues kontaktoi zyrën e sherifit në Kontenë Salivan në shtator, në lidhje me një skelet të gjetur në Kontenë Portokalli, që përputhej me përshkrimin e zonjës Stevens.

Sherifi Rich Morgan kërkoi në bazat federale të të dhënave për të gjetur një të afërm të Stevens për të krahasuar ADN-në e tij me atë të skeletit të gjetur, kur papritur zbuloi se dikush po përdorte numrin e saj të sigurisë sociale në Masaçusets.

“Nuk ndodh shpesh që të zgjidhim rastin e një personi të zhdukur prej 42 vjetësh. por kryesorja është që Flora është mirë”, tha sherifi i kontesë Sullivan.

Gruaja mbante emrin Flora Harris kur detektivët e lokalizuan në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Louell, 37 km në veri-perëndim të Bostonit.

Kur ata i treguan një foto të vjetër të saj, ajo u përgjigj: “Kjo jam unë, ose… unë”.

Top Channel