OKB: Qeveria siriane, përgjegjëse për sulmin kimik

27/10/2017 00:05

Qeveria siriane ishte përgjegjëse për sulmin kimik vdekjeprurës mbi Idlib, një qytet të kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të vendit, më 4 prill.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i Kombeve të Bashkuara, autorët e të cilit thonë se besojnë se agjenti nervor ‘Sarin’ është përdorur duke i marrë jetën më shumë se 80 personave.

“Raporti i sotëm konfirmon atë që prej kohësh ne e kemi ditur”, tha ambasadorja amerikane në kombet e bashkuara, Niki Haley. Presidenti sirian Bashar al Asad dhe Rusia aleate e tij, në vazhdimësi kanë thënë se incidenti ka qenë i fabrikuar.

Top Channel