Mesazhi i Bill Clinton në 70 vjetorin e Hillary-t

26/10/2017 21:51

Ish-Presidenti Bill Clinton ka uruar përmes rrjetit social “Twitter” bashkëshorten e tij për 70-vjetorin e ditëlindjes.

“70-a nuk është dukur kurrë kaq e bukur. Gëzuar ditëlindjen, Hillary”, shkruante ai.

Bill dhe Hillary Clinton janë një prej çifteve më të njohur në të gjithë botën, kjo pasi në vitet 1993-2001 ishin në krye të një prej vendeve më të fuqishme në botë.

Madje në zgjedhjet e fundit ishte Hillary ajo që u mundua të merrte “frerët” e SHBA-së, por humbi kundër republikanit Donald Trump.

Ashtu si çdo çift edhe ata kanë pasur problemet e tyre, ku më i njohuri është rasti “Lewinsky”, por pavarësisht të gjithave ata i kanë kaluar ato dhe sot vijojnë të jenë akoma bashkë.

Top Channel