Madridi: Pavarësia e Katalonjës, pasoja penale

26/10/2017 11:47

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala ka paralajmëruar se shpallja e pavarësisë së Katalonjës do të ketë pasoja penale.

Prokuroria e Përgjithshme e shtetit spanjoll po përgatit inkriminimin e presidentit katalanas Carles Puigdemont nën akuzën e “rebelimit”, një krim ky që parashikon dënime deri në 30 vjet burg.

“Një shpallje e pavarësisë nga presidenti Puigdemont ose parlamenti katalanas nuk do të ketë asnjë vlerë juridike”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë.

Catala ka theksuar se, shpallja do të ishte një akt që bie në kundërshtim me ligjin spanjoll dhe në bazë me normativat katalanase, të pezulluara nga Gjykata Kushtetuese e Madridit.

Nga ana e saj, qeveria katalanase ka akuzuar atë spanjolle se ka tejkaluar tërësisht kufijtë e nenit 155 të Kushtetutës, duke aplikuar masa që synojnë t’i imponohen Katalonjës.

Katalanasit janë kundër normës kushtetuese që mbron autonominë e rajonit, por parashikon edhe shkarkimin e presidentit të tij.

Top Channel