Opozitarja Clinton, kritika për qeverisjen e Trump

25/10/2017 11:47

Ish-kandidatja demokrate për presidencën amerikane, Hillary Clinton mori hov nga tensionet mes Partisë Republikane lidhur me Donald Trump, e bëri thirrje që edhe politikanë të tjerë – veç dy senatorëve rebelë – të bëjnë përpara me bindjen se “Kombi duhet vendosur mbi partinë”.

Jeff Flake i Arizonës deklaroi se sjellja e shkujdesur, fyese dhe aspak dinjitoze e numrit një të qeverisë ishte një rrezik për demokracinë. Vet Trump e ka quajtur më parë senatorin Flake “një njeri toksik”.

Por pakënaqësitë e tij i ka shprehur hapur edhe një republikan tjetër në Senat, Bob Corker nga Tennesee.

Clinton e kishte një deklaratë për këtë rast.

“Shtëpia e Bardhë po e ndien presionin, ashtu siç po e ndiejnë republikanët në Kongres. Kemi Bob Corker, e pas tij edhe Jeff Flake, që praktikisht po thonë se nuk e durojnë dot më këtë situatë. E nëse do të ketë edhe njerëz të tjerë që do të vënë interesat kombëtare përpara atyre partiake, mendoj se do të mund të shohim vërtet disa ndryshime pozitive”, tha Clinton.

Në fjalimin e tij përpara Senatit, Flake i kishte thënë gazetës “Arizona Republic” se mund të mos ketë më vend për një republikan si ai në Partinë e sotme Republikane.

“Nuk më pëlqen ta kritikoj presidentin, – tha senatori, – por e ndiej se duhet ta bëj një gjë të tillë, i shtyrë nga përgjegjshmëria dhe ndërgjegjja”.

Trump u takua më herët me republikanët në Senat, me shpresën t’i bindte të miratonin planet e tij për uljen e taksave mbi korportatat dhe shtresën e mesme, e pikërisht aty shkëmbeu edhe deklarata thumbuese me Corkerin. Ndërsa i drejtohej takimit, një burrë hodhi drejt tij një flamur rus e thirri me të madhe “tradhtar”. Personi u ndalua menjëherë nga policia.

Top Channel