Me mijëra pelikanë të mëdhenj, të bardhë, në migrim, u ndalën të martën për të pushuar dhe për t’u ushqyer në një rezervuar uji në Izrael, gjatë udhëtimit të tyre të gjatë drejt Afrikës.
Anëtarët e stafit në rezervuarin Mishmar Hasharon, ushqejnë pelikanët me gjashtë tonë peshk, tre deri në katër herë në javë, gjatë tre muajve të fluturimit të tyre mbi Izrael, në kuadër të një programi të financuar nga ministria izraelite e bujqësisë.
“Kur ata kalojnë këtu, shkaktojnë shumë dëme mbi rezervat e peshkut, ndaj kemi vendosur t’i ushqejmë vetë ata. Me qindra e mijëra pelikanë kanë fluturuar mbi ne. Ata ushqehen këtu dhe më pas vazhdojnë rrugëtimin drejt jugut të Sudanit, në Afrikë”, tha Zvika Gerber, një zyrtare lokale
Sipas zyrtarëve, rreth 400 mijë pelikanë kanë fluturuar mbi Izrael vetëm këtë vit, duke ofruar një spektakël të rrallë. Pelikanët vijnë nga Deti i Zi dhe fluturojnë drejt jugut të Afrikës
Top Channel