Senatori republikan sulmon Trump-in: President i padenjë

24/10/2017 23:32
WASHINGTON - DECEMBER 12: U.S. Sen. Bob Corker (R-TN) speaks during a news conference on Capitol Hill December 12, 2008 in Washington, DC. The U.S. Senate failed to come to an agreement on a bailout plan for U.S. automakers last night. (Photo by Brendan Smialowski/Getty Images)

Pas fyerjeve të shkëmbyera në Twitter me presidentin amerikan, senatori republikan i Tenesit, Bob Corker e sulmoi ashpër Donad Trump-in, në një intervistë për CNN, në Capitol.

Ai e akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se kishte gënjyer në një seri intervistash televizive. Sipas tij Trump e kishte poshtëruar SHBA-në dhe kishte dobësuar pozitat e saj botërore.

“Ai nuk është i denjë për të qenë president amerikan. Ka cënuar marrëdhëniet tona përreth botës dhe ka qenë i padobishëm për SHBA-të. Mendoj se ai do të mbahet mend kryesisht për poshtërimin e vendit tonë”, tha Bob Corker.

Komentet vijnë mes sulmeve të Trumpit kundër Corker, në rrjetin social Twitter. Numri një i Washigtonit shkroi në platformën e tij të preferuar se akuzat e republikanit motivohen nga mungesa e mbështetjes për rikandidimin e tij. Senatori ka njoftuar se do të tërhiqet pas përfundimit të mandatit, me argumentimin se nuk e mbështet modelin aktual të legjislativit.

‘Bob Corker, i cili ndihmoi presidentin Obama të na japë marrëveshjen e tmerrshme të Iranit, që nuk mund të rizgjidhet në Tenesi, tani po lufton uljen e taksave. Ai u tërhoq nga gara kur unë refuzova ta mbështesja e tani flet keq për çdo gjë në lidhje me mua”, shkroi Trump.

Corker është kreu i komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë, një pozicion i rëndësishëm ky, të cilin e përdori për të kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të negociuar nga administrata Obama.

Top Channel