Ndërtohen 8 prototipet; Kë mur do të zgjedhë Trump?!

23/10/2017 12:21

Tetë prototipet e mureve për t’u vendosur në kufirin me Meksikën janë ndërtuar e tashmë mbetet për t’u vendosur se cili prej tyre do të ndërtohet përgjatë 3,145 km kufi tokësor me fqinjin jugor.

Këto prototipe, të cilat janë nga 9 metra të larta, janë ndërtuar në kuadër të premtimit të Donald Trump gjatë fushatës se do të ndërtojë edhe një barrierë fizike për të frenuar emigrantët meksikanë.

Kompanitë kishin kohë që të përfundonin deri më 26 tetor modelet. 8 modelet e mureve janë vendosur në San Diego shumë pranë banesave të Tijuana në Meksikë, si për të treguar se kalimit të “lirshëm” kufitar po i vjen fundi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel