Ish-futbollisti italian, Fabrizio Miccoli është dënuar, pas gjykimit të shkurtuar, me 3 vite e gjysmë burg për zhvatje të dhunshme të një mënyre mafioze.
Sipas Prokurorisë së Palermos, ish-sulmuesi ka kërkuar ndihmën e “Cosa Nostra”-s derisa një miku të tij t’i paguhej një borxh prej 20 mijë eurosh.
“Jemi të shqetësuar dhe do ta apelojmë këtë vendim”, thanë avokatët mbrojtës të ish-futbollistit, i cili nga ana e tij është mjaftuar të komentojë shkurtimisht: Sot do të largohem nga Palermo.
Miccoli ishte akuzuar nëntorin e kaluar, ndërsa sot mbërriti vendimi, pas rreth 8 orësh shqyrtimi. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar shfajësimin e tij, ndërsa Prokuroria kërkonte 4 vite burg.
Miccoli, sipas akuzës, ka dërguar djalin e bosit Kalsa Antonino, Mauro Lauricella, për t’i kërkuar sipërmarrësit Andrea Graffagnini lekët, pa u përpjekur thuajse aspak me metoda më të lehta. Ai që i kishte dhënë këto parà ishte Giorgio Gasparini, ish-fizioterapist i Palermos, i cili i pretendonte këto parà pas menaxhimit të diskos “Paparrazzi” në Isola delle Femmine.
Top Channel