Gara për Prishtinën, flasin kandidatët kryesorë

19/10/2017 23:47

Shpend Ahmeti, shprehet i bindur se Vetëvendosje do ta rifitojë Prishtinën, e për të zgjedhjet 22 tetorit, janë më shume se lokale.

“Këto zgjedhje lokale shihen edhe si referendum”, shprehet Shpend Ahmeti.

Kreu i Komunës së Prishtinës, i cili rikandidon për një tjetër mandate 4 vjeçar, ka huazuar fjalorin e Kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama, kur kërkon votën.

“Është referendum, së pari në nivelin lokal. Një mandat është OK, të punosh me një dorë. Sepse kuvendin komunal e kemi pasur pengesë. Jam i i nteresuar për një mandat që të punojmë më shumë, kërkojmë timonin”, shprehet Ahmeti.
Por, timonin e kërkon dhe kandidati I LDK-se, Arban Abrashi.

“Ideja themelore është të marrë timonin e Prishtinës. Të kryej punët që i duhen Prishtinës. Qasja ime ka qenë ndryshe, kam biseduar në të gjitha fshatrat, të gjitha vendbanimet e Prishtinës. Kemi marrë kërkesat dhe kemi dalë me një ofertë konkrete”, shprehet Arban Abrashi i LDK-së.

Arban Abrashi e pranon se fushata është shndërruar në shumë politike, edhe pse ai vetë është munduar ta shmangë këtë.

Lirak Çelaj, kandidati i PDK për Komunën e Prishtinës, ndalet tek premtimet e pambajtura të Shpend Ahmetit.

Per Çelajn shembulli i Shpend Ahmetit, eshte ai qe nuk I duhet Kosoves.

VV nuk është më vetëm një subjekt rival politik, por është një rrezik shumë i madh. Ai është vënë komplet nën urdhrat të subjektit politik, ku drejtori i tij, i cili është vartësi i Shpendit, e merr në pyetje në parti, si në komunitetet komuniste. Merreni me mend se cili është autoriteti i tij ndaj drejtorëve”, u shpreh Lirak Çelaj i PDK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA