Shpërblim për serbët, marrin 130 mijë euro nëse mundin Skënderbeun

18/10/2017 22:26

Që në momentet e hedhjes së shortit, përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit nmë Europa Lig, zgjoi kujtime të hidhura të përballjeve futbollistike mes dy vendeve. Në kontaktin e parë me mediat në vigjiljen e sfidës të enjten në Elbasan Arena, edhe trajneri i Partizanit të Beogradit, rival i korcarëve, nuk mund të anashkalonte pyetjet mbi tensionet në një fushë që konsiderohet armiqësore.

“Nuk kemi frikë nga ambienti që mund të krijohet. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe do të jemi 11 kundër 11 për të vendosur lojën. Jemi mësuar të luajmë në ambiente shumë të vështirë dhe nën presion. Luajmë kundër Skënderbeut, një skuadër ofensive por mjaft e fortë edhe në mbrojtje. Nga një skuadër 6 herë kampione e Shqipërisë mund të presësh gjithçka, por ne pretendojmë rezultat pozitiv”, Miroslav Dukiç, trajneri i Partizanit të Beogradit.

Nuk mund të mungonte krahasimi me Flamurtarin që në vitin 1987 eliminoi partizanin e Beogradit. Tani 3 dekada më vonë sërish përballë shqiptarët.
“Kanë kaluar shumë vite nga ajo ndeshje. Këta djem që do të luajnë të enjten as e kanë parë atë përballje të Partizanit të Beogradit.  Ne kemi analizuar shumë ndeshje të rivalëve dhe Skënderbeu si individualisht si në grup, është shumë i mirë. Edhe barazimi nuk është tragjedi me Skënderbeun këtu por Partizani futet në çdo ndeshje për fitore”, tha Dukiç,

Stadiumi ishte i rrethuar me forcat RENEA dhe policia shqiptare aplikoi masa ekstreme sigurie. Para konferencës për shtyp, këshilla dhe informacione të rëndësishme për Partizanin, dha trajneri serb i Kukësit, Mlladen Milinkovic.
Të enjten për korçarët do të ketë 3 mungesa të rëndësishme ndaj serbëve, Gavazaj, Nimaga dhe sulmuesi cek Martin Nespor. Për Partizanin do të ketë një shpërblim prej 130 mijë Eurosh në rast fitoreje ndaj Skënderbeut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA