Kakà ka kërkuar të rikthehet sërish te Milani, për të luajtur edhe 6 muaj të tjerë me kuqezinjtë, përpara se të “varë këpucët në gozhdë” dhe të nisë karrierën si drejtues në Milano.
Për këtë nuk ka asnjë dyshim shtypi brazilian, sipas të cilit është gjithçka gati për nisjen e aventurës së tretë milaniste të yllit brazilian.
Kakà sapo ka mbyllur ndeshjen e fundit me fanellën e Orlando Magic në kampionatin amerikan, dhe e kishte deklaruar më herët se nuk do ta rinovonte kontratën me skuadrën nga Florida.
Në ditët e fundit është përfolur edhe për një rikthim në Brazil, me Sao Paulon, ku nisi edhe karrierën.
Kakà e bëri një rikthim të bujshëm në Milanello në sezonin 2013-2014, kur luajti për 30 ndeshje, duke shënuar 7 gola, njëra nga të cilat shënoi edhe golin e 100-të me kuqezinjtë.
Gjatë karrierës me Milanin, Kakà ka fituar një titull kampion i Italisë, një Superkupë italiane, dy Superkupa të Europës, një Champions League dhe një Botëror për klube.
Top Channel