Arrestimi i bosit të heroinës, si drejtonte rrjetin e trafikut

18/10/2017 22:45

Dy shtetas shqiptarë, të cilët i kishin shpëtuar një operacioni të policisë italiane 3 vjet më parë, janë arrestuar në fillim të muajit në Durrës.

Bëhet fjalë për Hektor Kosturin, 30 vjeç, me një të kaluar të frikshme kriminale; dhe Erjon Shahinin, 34 vjeç, i cili është ekstraduar tashmë në Itali dhe ndodhet në burg.

Ata i kishin shpëtuar aksionit të marsit 2014, kur u shkatërrua rafineria më e madhe e heroinës në qytetin e Parmës, e krijuar nga një bandë italo-shqiptare që trafikonte qindra kg drogë nga Europa lindore në gjysmën e Italisë.

Hetimet për këtë grup nisën në tetor të vitit 2013 kur u kap një sasi prej 100 kilogramë heroinë dhe u arrestua një shtetas italian. Hetimet nxorrën në skenë grupin italo-shqiptar të trafikut në Parma.

Në fund të majit 2014 u kap pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit, të cilët kishin trafikuar 60 kilogramë heroinë të pastër, e kthyer në 480 kilogramë heroinë rruge, me një vlerë prej 20 milionë euro.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA