
Shifrat nuk kanë folur kurrë më parë, kaq qartë në favor të Napolit, sa këtë vit.
Skuadra e këtij fillimsezoni e drejtuar nga Maurizio Sarri është një “makinë perfekte”, me 8 fitore në 8 ndeshje të luajtura, për t’u bërë e vetmja skuadër në 5 kampionatet më të rëndësishme europiane që është me pikë të plota.
Duke parë kuadrin e 8 javëve të para, të bie në sy fakti që Napoli ka mundur të thyejë në “Olimpico” si Romën, ashtu edhe Lacion, duke e çuar në 4 takime radhazi suksesin ndaj tyre, kjo duke marrë parasysh edhe sezonin e kaluar.
Por ai që gëzoi më shumë tifozët e Napolit ishte Lorenzo Insigne, që arriti më në fund të shënojë një gol ndaj Romës, për të çuar më pas në 100 numrin total të golave të shënuar në karrierën e tij.
Tani sytë e Napolit janë drejtuar nga Champions League, ku si kundërshtar të radhës do të ketë Manchester Cityn e Pep Guardiolës, që po shfaqet në formën maksimale të saj, e për këtë mjafton të shohësh rezultatin 7-2, me të cilin shkatërroi Stoke Cityn në kampionat.
Top Channel