Del nga rruga një minibus në Gjirokastër-Kakavijë
23/09/2017 00:00
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, një minibus ka dalë nga rruga, si pasojë e përplasjes me një mjet të rëndë transporti.
Sikurse njofton personi që dërgoi imazhet në “Ti Raporton”, nga ngjarja është dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i minibusit.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.
Top Channel