Kamëz, 20-vjeçari plagos me thikë policin

22/09/2017 00:00

Efektivi i komisariatit nr 5 në Kamëz, Zef Prendi u qëllua me thikë gjatë orarit të shërbimit.

Punonjësi i Policisë po patrullonte zonën duke lëvizur në këmbë në Bulevardin Blu së bashku me një koleg, ku për arsye ende të paqarta u sulmua me një mjet prerës nga një person.

Fatmirësisht plaga që mori poshtë qafës nuk i rrezikon jetën ndërsa pas pak minutash uniformat blu vunë në pranga edhe autorin e ngjarjes. Ai është Ramadan Marku 20 vjeç , banues në Kamëz. Gjatë marrjes në pyetje ky i fundit ka shfaqur shenja depresioni ndërsa hetuesit dyshojnë se i riu ka edhe probleme mendore. Për këtë policia po zhvillon verifikime të tjera ndërsa ngjarja alarmoi blutë e kryeqytetit.

Ky është rast i tretë brenda një periudhe të shkurtër kur punonjësve të policisë u rrezikohet jeta, pas rastit të Elbasanit ku u përplas qëllimisht makina e policisë dhe rastit në zonën e unazës së re në Tiranë, ku disa hajdutë hapën zjarr ndaj një patrulle dhe më pas humbën gjurmët.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta