Vetting-u i drejtësisë, qeveria mbështet institucionet e reja

20/09/2017 00:00

Qeveria miratoi sot vendimin për të dhënë ambiente pune organeve që do të merren me vetting-un e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha sot se Kolegjit të Apelimit do i jepen zyrat si dhe do të mbështetet e gjithë struktura financiarisht.

“Sot, qeveria miratoi vendimin për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e tij. Qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për organet e vetting-ut, njëkohësisht është angazhuar dhe është shprehur e gatshme për mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat e stafit të organeve të vetting-ut, vendim që po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do të miratohet shumë shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë. Me përfundimin e këtij procesi, organet e vetting-ut janë gati për të filluar punën”, tha Gjonaj.

Top Channel