Fleckenstein në “Top Story”. Integrimi, përgjegjësitë e Shqipërisë dhe të Brukselit

19/09/2017 00:00

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, zoti Knut Fleckenstein është sot në mbrëmje i ftuar në emisionin “Top Story”.

Eurodeputeti, i cili ndodhet prej dy ditësh në Tiranë, do t’i përgjigjet pyetjeve se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. A rrezikojnë shqiptarët të rikthehen në regjimin e vizave në zonën Shengen, çfarë po ndodh me Bashkimin Europian dhe çfarë po ndodh me vetë unionin.

Zoti Fleckenstein do t’i përgjigjet pyetjeve edhe për ditët e vështira të negocimit të krizës që përfshiu Shqipërinë para zgjedhjeve.

Top Channel