Balla: Nuk ka më projektligj për dekoratat apo mbetjet

19/09/2017 19:05

Edhe pse u bënë pjesë e programit të punës së Kuvendit për 3 javët e para, dy projektligjet aq shumë të diskutuara, ai për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për ish-diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit dhe dekreti i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk do të jetë pjesë e nismave ligjore që do të diskutohen në Parlament.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet”.

“Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkroi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA