PD: Ligj për kriminalizimin e simboleve komuniste

18/09/2017 00:00

Shfaqja e portretit të diktatorit komunist Enver Hoxha në festën e Pezës, si dhe në ceremoni të tjera zyrtare që lidhen me Luftën e Dytë Botërore, e ka shtyrë Partinë Demokratike drejt një zgjidhjeje radikale.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se opozita do të propozojë një ligj për ndalimin dhe kriminalizmin e simboleve komuniste.

Për hartimin e nismës ligjore, Partia Demokratike do të kërkojë ndihmën e partnerëve të saj gjermanë, në mënyrë që të përshtasë për kushtet e Shqipërisë ligjin e Gjermanisë për ndalimin e simboleve naziste.

Top Channel