Fleckenstein për reformat në Tiranë, takim me Metën, Ruçin dhe Ballën

18/09/2017 00:00

Europarlamentari dhe raportues në PE për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka mbërritur në një vizitë zyrtare në vend, në kuadër të një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit.

Por gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fleckenstein është takuar fillimisht me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i Shtetit theksoi nevojën për avancimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u ndal  te rëndësia qe ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Më pas, eurodeputetit është takuar me Kryetarin e Kuvendin Gramoz Ruci dhe Kreun e Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. I pyetur se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të çelur negociatat Fleckenstein ishte i qartë në përgjigjen e tij.

“Duhet të vazhdojnë siç kanë punuar vitet e fundit”, tha ai.

Në axhendë, eurodeputetit ka të parashikuar dhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi.

Top Channel