Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës Vetëm pak ditë pas betimit në Presidencë dhe nisjes zyrtarisht të punës, Ministrat e rinj kanë caktuar dhe një nga zyrtarët më të rëndësishëm në dikaster, Sekretarin e Përgjithshëm.
Bie në sy konfirmimi i disa emrave, si Gazmend Barbullushi në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gelardina Prodanin në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Elira Kokona në Ministrinë e Kulturës, apo Kledia Ngjela në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Po ashtu ka dhe emra që kanë ndërruar ministri, por jo funksion. Koli Bele nga ish-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kalon në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, duke zëvendësuar në këtë vend, Plarent Ndrecë, i cili transferohet në Ministrinë e drejtuar nga Blendi Klosi, atë të Mjedisit dhe Turizmit.
Edhe Gentian Këri largohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për t’ju bashkuar Damian Gjiknurit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Top Channel