
Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori këtë të hënë zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Isa Mustafa.
Kalimi i pushtetit u bë në një ceremoni solemne të shoqëruar nga parakalimi i Gardës së Kosovës.
Një ditë më parë, Haradinaj iu drejtua qytetarëve të Kosovës përmes rrjeteve sociale për t’iu përcjellë mesazhin e parë si kryetar qeverie.
“Qeveria që do të drejtoj do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngushtë më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”, u shpreh Haradinaj.
Kryeministri premtoi një nisje të re për vendin duke shprehur bindjen se ka vetëm një rrugë për ta realizuar atë.
“Nisja e re për Kosovën bëhet vetëm duke qenë të bashkuar e me besim tek njëri-tjetri!”, e mbylli mesazhin e tij Haradinaj.
Top Channel