PD kundër Ruçit. Paloka: Pasdite do i bashkohem protestës

09/09/2017 00:00

Lulzim Basha hyri sot për herë të parë në Kuvend si deputet. Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi edhe të merrte fjalën dhe këtë do e bëjë në seancën e pasdites.

“Nuk kisha ndonjë impakt, pasi ishte një ritual ceremonial i nisjes së seancës. Në seancën e pasdites do e merrni vesh pse e kërkova fjalën unë”, tha Basha për gazetarët.

Ndërkohë, opozita lajmëroi votën kundër për Gramoz Ruçin për postin e kryetarit të Kuvendit.

Edi Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”.

Top Channel