Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ali Ahmetin, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj europiane.

Presidenti theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës europiane të rajonit.

Top Channel