Rama në Elbasan për hartën e re territoriale: Bashkitë që bashkohen do jenë qytete dhe jo njësi administrative, nuk shkurtohet asnjë shërbim
Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer kanë dëshmuar sërish mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.
Siç njofton selia blu, këtë të enjte një këshilltar i lartë i grupit parlamentar CDU-CSU në Bundestag zhvilloi një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e saj përballë qeverisjes, si dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU-së në çdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në çdo drejtim.
Ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike renditet reforma e plotë zgjedhore, që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjësimin e shit-blerjes së votës dhe dhënien fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Sipas njoftimit të PD, kryetari Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, PD do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në veçanti me CDU.
Top Channel