Kryemadhi: Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat

05/09/2017 19:50

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se “riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në çdo qelizë të vendit”.

“Për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë çështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj. Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregojë standarde dhe cilësi në përballjen me të gjithe sfidat që po përjeton shoqëria jonë”, tha Kryemadhi.

“Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI-së për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas”, shtoi Kryemadhi.

Top Channel