Basha në takimin e PPE: Reformim sistemit zgjedhor

05/09/2017 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke marrë pjesë në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.

Para Asamblesë, Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe opozitës.

Në mënyrë të veçantë, ai e vuri theksin tek rëndësia që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Ndërsa në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Basha diskutoi mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit dhe mori mbështetjen e tyre në këtë proces, thuhet në një njoftim për shtyp të PD.

Zoti Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetjes direkte politike të PPE-së dhe partive simotra për Partinë Demokratike, përfshirë këtu asistencën me këshillime në lidhje me strategjinë dhe alternativën opozitare.

Top Channel