Bulqizë, mbytet duke u larë në rezervuar fëmija

01/09/2017 00:00

Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e së premtes në Bulqizë pasi është mbytur duke u larë në një rezervuar.

Viktima rezulton se është një djalë 10-vjeçar, i cili po lahej në kanalin e çentralit në Ostren të Vogël.

Menjëherë i mituri, me inicialet A.D, është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spitalin e Dibrës së Madhe, Maqedoni, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel