Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Kur u takuan një vit më parë, në qendrën sportive të UFC, Conor McGregori bëri një sfidë Cristiano Ronaldos.
“Ti je numri një në “Forber”, ndërsa unë jam numri 35. Por unë do të arrij, ndoshta që vitin tjetër”, i pat thënë irlandezi, yllit të Real Madrid. Ronaldo nuk ishte i këtij mendimi, të paktën deri para zhvillimit të duelit që irlandezi pati me Mayweather, të shtunën e shkuar.
Në fakt edhe pse humbi në aspektin sportin me amerikanin, irlandezi ka fituar në aspektin financiar, madje aq shumë tani sa ka kapërcyer pikërisht mbi portugezin, Cristiano Ronaldo në klasifikimin për vitin 2017. Nëse në raportin vjetor të “Forbes”, Ronaldo mbante vendin e parë me 71 milionë paund, tanimë ky vend do t’i takojë McGregori, përfitimi i të cilit është 77 milionë paund.
Përllogaritja e revistës së famshme amerikane bëhet për sportistët që janë në aktivitet përgjatë 12 muajve të fundit, ç’ka bën që Mayweather, edhe pse përfitoi dyfishin e McGregori, nuk përfshihet në listë, pasi është konsideruar i tërhequr nga ky sport.
Por gjithsesi, McGregori dhe Ronaldo, me përfitimet e tyre kanë kapërcyer edhe disa emra shumë të fortë të botës së sportit, përfshi këtu LeBron James, Roger Federer dhe Lewis Hamilton.
Top Channel