Vazhdon spektakli i PSG, vjen fitorja e radhës (VIDEO)

25/08/2017 00:00

Paris Saint Germain është i pandalshëm në Ligën 1, duke marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Emery mposhti këtë herë St Etienne-n me rezultatin e pastër 3-0.

Edinson Cavani shënoi dy herë në këtë fitore të pastër të PSG, ndërsa një gol u shënua nga Motta.

Edhe pse nuk arriti të gjejë rrjetën, sërish braziliani Neymar “vallëzoi” me topin përballë kundërshtarëve duke ngritur shpesh në këmbë të pranishmit që mbushën “Parc des Princes”.

Katër fitore në po kaq ndeshje dhe një golavarazh i frikshëm 14 me 2 e bëjmë PSG pretendenten kryesore këtë sezon në Francë për t’u rikthyer si kampione.

Top Channel