
Marcello Lippi do të qëndrojë në pankinën e kombëtares kineze, të paktën deri në fazën finale të Kupës së Azisë në vitin 2019.
Drejtuesit e federatës së vendit aziatik vendosën t’i rinovojnë kontratën trajnerit që shpalli Italinë kampione të botës në vitin 2006, e që tetorin e kaluar mbajti gjallë shpresat e gjigantit kontinental për fazën finale të Botërorit rus.
Marcello Lippi konsiderohet si arkitekti i ringjalljes së lojës së kinezëve, pasi nga një nisje e keqe e kualifikueseve, tani i mjafton të mundë Uzbekistanin dhe Katarin në dy ndeshjet e tjera, për të arritur në “play off”, duke shpresuar dhe në rezultate të tjera të favorshme.
Aktualisht, kombëtarja kineze është e distancuar 6 pikë nga vendi i tretë. Ndërkohë, me kualifikimin e fazës së fundit para finaleve të Botërorit 2018, Kina mori automatikisht edhe një biletë për grupet e Kupës së Azisë në vitin 2019, turne që për herë të parë do zhvillohet në Emiratet Arabe.
Top Channel