“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj”/ Protestat në Tiranë, Rama për Financial Time: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka dërguar për ndjekje penale çështjen e punësimeve të 3600 personave brenda periudhës zgjedhore në kundërshtim me ligjin.
Zyra e zëvendëskryeministres thotë se këto lëvizje në administratën shtetërore u kryen në kundërshtim me Kodin Elektoral dhe vendimin e qeverisë, që ndalojnë punësimet apo lëvizjet me burimet njerëzore një muaj para zgjedhjeve.
Në njoftim thuhet se në të gjitha rastet e verifikuara nga task forca ka rezultuar që deklarimet nga insitucionet e monitoruara kanë qenë të rreme.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo çështje është adresuar në prokurori që në fillim të muajit korrik, ku u ngrit si shqetësim në task force, por dorëzimi i padisë ishte penguar nga protokolli i kryeministrisë pa shkaqe të ligjshme.
Top Channel