Kush është sekreti? (Foto)

18/08/2017 00:00

Elle Macpherson postoi në Instagram disa foto ku tregoi edhe një herë tjetër se mosha për të është vetëm një numër.

Modelja australiane është tashmë 53 vjeç, por nga fotot duket si adoleshente.

Në foton ku tregonte muskujt e kurrizit dhe të pasmet e tonifikuara, Elle mori shumë komplimenta nga ndjekësit e saj. “Je një frymëzim”, shkruan njëri prej tyre, ndërsa një tjetër e cilëson “mahnitëse”.

Para disa kohësh, Elle tregoi se sekreti i saj ishte stërvitja për 45 minuta në ditë dhe një dietë ku mungon mishi i kuq dhe prodhimet e grurit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel