Vasili thirrje për pakt kombëtar për ekonominë

15/08/2017 00:00

Ish kreu i LSI, Petrit Vasili propozon një paketë kombëtare për ekonominë.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se ekonomia shqiptare është në konfuzion dhe se investimet e huaja janë në nivelin më të ulët se asnjë herë, por ashtu edhe thithja e projekteve të mëdha.

“Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë””, thotë ish-kreu I LSI.

Vasili shkruan se është koha për një pakt kombëtar për ekonominë. Sipas tij fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.

Top Channel