Fier, humb jetën i mituri teksa luante në oborr
13/08/2017 00:00
Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në fshatin Cerven të Fierit, teksa luante me disa fëmijë të tjerë.
Nësohet se djaloshi 5 vjeçar kishte shkuar te gjyshi i tij për pushime, e ndërsa ka qenë duke luajtur e ka zënë poshtë një karrocë.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën gjatë rrugës.
Top Channel