Prag tragjedie! Boeing 777 dështon në ulje

07/08/2017 00:00

Momente të tmerrshme nga një tentativë e dështuar ulje e një Boeing 777 janë shpërndarë në internet.

Avioni gjigant, i cili mund të mbajë deri në 396 pasagjerë, tentoi të ulet në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por tentativa e parë e tij dështoi për shkak të erës së fortë.

Nga pamjet e publikuara, duket qartë lëkundja e madhe që pëson avion shumë pranë pistës, ku në momentin e fundit, piloti vendos të ngrihet sërish.

Por vetëm 10 minuta më pas, ai rikthehet në pistë dhe këtë ulja është e suksesshme.

Top Channel