“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur në Afrikë për një safari romantik pavarësisht zërave dhe ai është gati ti ulet në gjunjë.
32-vjeçari është fotografuar me Markle në aeroport për ditëlindjen e saj të 36-të.
“Ajo është shumë e lumtur për pushimet e tyre së bashku për të parë Afrikën përmes syve të Harry. Sigurisht, ajo e kishte vizituar edhe më herët kontinentin për punën e saj bamirëse, por është hera e parë në një safari”, thotë një mikeshë e Meghan.
Teksa përflitet për një propozim, një burim shumë i afërt me Meghan ka thënë për Daily Mail: “Të gjithë po presim që fejesa të ndoshë shumë shpejt. Sa herë që vjen nga Anglia e pyesim me padurim “Hë, ndodhi gjë?”. Por besoj se është qesharake dhe e padrejtë të ushtrosh këtë lloj presioni tek një çift”.
Top Channel