Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare Një pronar motoskafi reagoi mjaft shpejt dhe me disa manovra vërtetë impresionuese për të fikur një zjarr në bregun e lumit në Kamloops, në Kanada.
Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në shkurret në afërsi të bregut në lumin South Tompson dhe drejtuesi i motoskafit të fuqishëm nxitoi që të ndihmonte.
Në video shihet qartë se si ai i afrohet bregut dhe i jep gaz me forcë, në mënyrë që të dërgojë ujë tek flakët.
Megjithëse përpjekja e tij nuk i dha fund zjarrit, dëshmitarët treguan se e mbajti nën kontroll derisa mbërritën zjarrfikësit që e shuan përfundimisht.
Provinca kanadeze e Kolumbias britanike po përballet me të paktën 150 vatra zjarri në këtë verë të nxehtë dhe banorët duket se kanë vendosur të ndihmojnë si të munden.
Top Channel