Zjarr në Tepelenë, rrezikohen shtëpitë private

09/07/2017 00:00

Një zjarr i fuqishëm që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm nisi mbrëmjen e djeshme në periferi të qytetit të Tepelenës dhe rrezikoi të përfshijë edhe shtëpitë dhe spitalin e qytetit.

Nga ky zjarr u rrezikua lagjia “15 shtatori”, ku ndodhet spitali dhe depoja e ujësjellësit dhe banorët braktisën banesat.

Zjarrfikësit kërkuan edhe ndërhyrjen e kolegëve nga Gjirokastra për tu përballur me situatën kritike.

Nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe Tepelenës është bërë paralizimi i vatrave të zjarrit, thonë shërbimet zjarrfikëse.

Situata ka qenë kritike. Është dashur ndërhyrja e 15 efektiëvve, policisë dhe dhjetra banorëve për të evituar rrezikun.

10 ton ujë u përdorën në operacion sipas kreut të Parandalimit në Drejtorinë e Mbrojtjes nga Zjarri, Vasil Çekani: “Zjarrfikëset dhe bashkia kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik. 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA