Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto kërkon ndryshimin e masës

03/07/2017 00:00

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij për arsye shëndetësore.

Në seancën e zhvilluar ditën e hënë, Zoto, i ka kërkuar gjykatës që ti nënshtrohet një ekspertimi mjekoligjor, pasi ka shqetësime me zemrën dhe për këtë arsye kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në  një masë më të butë.

Gjykata e pranoi pjesërisht kërkesën e Zotos, duke urdhëruar kryerjen e ekspertimit mjekoligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, përcaktim i cili do të vendosë më pas edhe për lirimin ose jo të tij.

Artur Zoto mbahet prej disa muajsh nën masën e sigurisë arrest me burg pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv gjatë kohës që kryente detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. 

Top Channel