Në Durrës vijon bashkëpunimi PS-LSI

29/06/2017 00:00

Pavarësisht ndarjes me socialistët dhe kalimit të LSI-së në opozitë, dy partitë e majta bashkuan votat në Durrës.

Ndërsa këshilltarët demokratë bojkotuan mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të qytetit pas zgjedhjeve të së dielës, këshilltarët e LSI-së kanë qenë të pranishëm dhe kanë ngritur kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës, duke i hapur rrugë akordimit të disa fondeve për investime në territorin e Durrësit.

E vetmja pikë e rendit të ditës që u shty për në mbledhjen e ardhshme ishte mbarimi i mandatit për një këshilltar të LSI-së, i cili mungon prej muajsh në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët e LSI-së reaguan duke kërkuar që të verifikohet edhe mandati i një këshilltari tjetër që ndodhet në të njëjtat kushte. Në mbledhje morën pjesë edhe këshilltarët e PDIU e PR-së.

Top Channel